Kryemadhi: Ramës i ka ardhur koha të shpëtojë veten se shqiptarët do ta ngrenë zgupthi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan, deklaroi se, Edi Ramës nuk u dhimbsen shqiptarët dhe as rinia shqiptare, se ndryshe nuk do të ishim populli më i varfër në Evropë dhe Shqipëria nuk do të mbante vendin e katërt në botë, për emigracion.
Edi Rama nuk ka dashuri fare, ka urrejtje, se vetëm një njeri mund të sillet në këtë mënyrë si Rama me shqiptarët. Ka 17 ditë që rinia vazhdon të protestojë edhe do ta mbajë protestën ndezur, për t’i thënë Ramës se studentët nuk harrojnë.
Kur kam thënë që duhet të harroni teserat e partisë, e them përsëri: se protesta e studentëve është edhe protesta e familjarëve të tij. Ne e dimë se shqiptarët marrin përsipër çdo gjë për të shkolluar fëmijët e tyre.
Ata na dhanë një mësim shumë të mirë, që kur jemi të bashkuar, i arrijmë qëllimet tona. Edhe pse Edi Rama ka dalë si dordolec për t’u thënë që unë ju kam gënjyer dhe do t’ju vazhdoj t’ju gënjej, studentët e kuptojnë se një kriminel që përdori bandat, me atë nuk mund të negociosh”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se ka ardhur koha të shpëtojë veten, ose ndryshe do ta largojnë shqiptarët atë. Kryemadhi ka renditur njerën pas tjetrësm revoltat që po shpërthejnë nga çdo anë e vendit për shkak të varfërisë dhe pakënaqësisë së madhe që ka mbjellë në popull, keqqeverisja e tij.
“Ti bëjë llogaritë mirë Edi Rama, se nuk ka prind që t’i lërë fëmijët e tij në rrugë pse i do qejfi Edi Rama. Rama o të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij, ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi jo burrat, po gratë se e kanë ndarë mendjen e tyre për të jetuar në Shqipëri dhe dhënë të ardhme Shqipërisë“, u shpreh Kryemadhi.

Artikulli paraprakVasili nxjerr bllof Ramën: “Ja se si është i kapur deri në fyt nga oligarkët” (Video)
Artikulli tjetërShpërthen kryetarja e FRESSH: Kryetari i Partisë më ftoi në zyrë dhe me tone barbare më kërcënoi