Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim mes Ramës dhe Bashës. Berisha deklaroi se Basha përfaqëson një frymë të re në politikë.
Ish-kryeministri Berisha nuk i kursen asnjëherë akuzat në drejtim të pasardhësit të tij politik, Edi Rama.
Teksa u ndal tek debati i këtij të fundit me një student në Vlorë, ku i riu u pyet nga Rama se nga e kishte gjetur ipohn-in, Berisha kujtoi një akuzë që më herët kishte lëshuar ish-kryeministri Fatos Nono për kreun e qeverisë. I ftuar në emisionin ‘A Shoë’ në ‘News24’, Berisha përballë Adi Krastës tha se Nano ka akuzuar Ramën se ai ka shitur disa ikona të vjedhura në Francë.
“Më fal ai i tha studentit; ku e ke marrë ipohn-in? Studenti i tha; po ti vilën në Surrel? Studentit ai i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuza. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë s’kam hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë. Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? Tek cila banë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. Sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë ipohne?! Pra, ky është përroi i tij psikik”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në A-Shoë se nuk e dinte për marrëveshjen e 17 majit Rama-Basha.
I pyetur nga gazetari Adi Krasta, Berisha tha se edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën.
Berisha: Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë. Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.
Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë”.