Zbulohet se kush qëndron prapa shkarkimit të Jose Mourinhos

Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, kishte vendosur ta shkarkonte Jose Mourinhon pasi një nga yjet e skuadrës së “Djajve të kuq” e kishte telefonuar për t’ia kërkuar këtë gjë.
Tani ka kaluar një javë që nga dita kur Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Manchester United dhe çdo ditë e shumë po zbulohen më shumë detaje për shkarkimin e tij 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
Mourinho kishte menduar se ai do të takohej me Woodwardin në qendrën stërvitore, Carrington për të diskutuar për transferimet gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo ishte habitur kur e kishte kuptuar se ai po shkarkohej nga puna e tij.
Një ditë para se ky lajm t’i bëhej e ditur Mourinhos, bordi i drejtorëve të Manchester Unitedit kishin mbajtur një takim ku e kishin diskutuar të ardhmen e trajnerit në këtë klub, duke vendosur ta largojnë portugezin.
E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se klubi e kishte marrë këtë vendim pasi disa ditë më parë, Woodward kishte marrë një telefonatë nga njëri ndër yjet e skuadrës së Manchester Unitedit, i cili i kishte kërkuar shkarkimin e Mourinhos.
Emri i këtij lojtari nuk është bërë i ditur, megjithatë raportohet se ai ishte një nga lojtarët kyç në skuadrën e “Djajve të kuq”.
Në vendin e Mourinhos tani ka ardhur përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi do të kthehet në pozitën e trajnerit të klubit ku kishte qenë deri një javë më parë, Molde, në maj të vitit 2019.

Artikulli paraprakShpërthen makina në Tiranë, panik tek banorët
Artikulli tjetërFshatrat në Mirditë si para 100 vjetësh, pa rrugë dhe shërbime…