Reagon ish-Presidenti: Rama jo vetëm i mashtroi studentët, por edhe i kërcënoi…

Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka quajtur mashtrim për herë të tretë, gjithe sa deklaroi dje kryeministri Rama lidhur me zgjidhjen që qeveria u jep kërkesave të studentëve.Më një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar: A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Sipas Nishanit, Rama jo vetem nuk zgjidh kërkesat legjitime të studentëve protestues, por edhe i kërcenon ata “se do t’u bëjë vettingun e anglishtes”.
Kërkesat dhe beteja civile e studentëve për arsim dhe dije u injoruan e u hodhën poshtë edhe nga monologu i fundit për shtyp i kryepërgjegjësit të situatës dramatike të studentëve shqiptarë. Kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar.
A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë,
B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Studentët kanë kërkuar thjeshtë e qartë që të rrëzohet grabitja që ju bëhet atyre me ligjin e antiarsimit si dhe rialokimin e fondeve ; nga konçensionet për oligarkët me të cilat shpenzohen 20 milion euro për 1 km/rrugë-unazë, disa qindra milion për taksë kalimi në autostrada shtetërore, qindra miliona të tjera në shërbime “fake” shëndetësore, në buxhetin e universiteteve publike, kartën e studentit dhe konviktet e tyre.
Në vend të veprimit, kryeministri zgjodhi përsëri monologun shterpë dhe kërcënimet qesharake prapa grilave të ulura qeveritare. Vendosi të gënjejë përsëri studentët dhe familjet e tyre.
Ky është një mashtrim për të tretën herë ! I gënjeu për herë të parë në 2013, gënjeu e nuk zbatoi asgjë. Në 2017, i gënjeu për herë të dytë, nuk zbatoi asgjë. Në fundin e 2018 i gënjeu përsëri për të tretën herë.

Kryepërgjegjësi i vuajtjeve të studentëve dhe familjeve të tyre doli në monologun e rradhës e foli për Vendime të Këshillit të Ministrave !!! Kushdo e di që VKM-të nuk kanë fuqi zbatimin pa ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe Buxhetit të Shtetit.
VKM-të janë akte nënligjore që nuk dalin dot mbi ligjin.
Ligji famëkeq antiarsim i ka ngarkuar studentët me “tarifën e aplikimit”, “tarifën e konkurimit”, “tarifën e rregjistrimit”, “tarifën e shkollimit”, “tarifën e studimit”, shto pastaj tarifa të tjera në të gjitha shërbimet kancelarike dhe laboratorike.
Skandaloze, një vjedhje e tillë mbi studentët e familjeve shqiptare që mjerohen çdo ditë e më shumë. Kot përpëlitet në sforcime monomediale Kryepërgjegjësi të gënjej e gënjej përsëri.
Studentët kanë kërkesa të qarta e të thjeshta. Kush flet për “dialog”, ose është jashtë realitetit ose është spekullant. Studentët nuk kanë kërkuar e nuk po kërkojnë risi, as diskutime si grupe interesi për çfar pritet të vij dhe si ?! Studentët kërkojnë nga Qeveria thjesht të bëjë punën e saj !
Studentët kërkojnë që Qeveria të përmbushë përgjegjësitë e saj politike dhe institucionale.
Ata kërkojnë që kryepërgjegjësi të mos gënjejë më. Çka për dialog këtu ? Dialog që qeveria të bëj apo jo punën e saj ?
Qesharake !
Në vend që kryeqeveritari të nis e bëj punën dhe detyrën e tij, ekzaktësisht për çka kërkoi votën dhe shqiptarët ja dhanë.
Asgjë më shumë, asgjë më pak.
“Ku është problemi këtu“ ?

Kryepërgjegjësi refuzon përsëri të bëj punën e tij.
Studentët kërkojnë ndryshimin e ligjit, kryepërgjegjësi bojatis vendimet e qeverisë !
Studentët kërkojnë konvikte, ai ju tregon për marrveshjet e qeverisë së tij me agjensitë turke !!!
Ata kërkojnë kartën e studentit, ai ju tregon memorandume me agjensi franceze, a thua se studentët po kërkojnë të vizitojnë Kullën Eiffel.
Jo mor jo !
Ata e kërkojnë kartën e studentit që të kenë transportin publik me kosto studenti, të shfrytëzojnë bibliotekat me kosto sudentore, të marrin ndihmën mjeksore emergjente me kosto studentore, të shfrytëzojnë shërbimet publike të shtetit me kosto studentore.
Studentët kërkojnë ulje të tarifave në raport me koston e jetesës, ai i kërcënon se do ju bëjë vetingun për anglishten !!!
Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave jetike që të mund të jetojnë dhe studjojnë, ai monologon për propagandë mediale. Asnjë sanksionim real ligjor, asnjë qindarkë e alokuar për ato çka thotë se do ti plotësojë.
Vazhdon të gënjejë. Asnjë fjalë për fazën e dytë të studimeve. Atë të masterit. Ky është modeli i ligjit shqiptar. Të dyja nivelet janë “de facto” të detyrueshme për tregun e punës e për pasojë jetën e studentëve. Jeta e studenteve është futur në kolaps. Jeta e familjeve të tyre është futur në kolaps. Kolapsin nuk e zgjidh vulgariteti digjital i qeverisë. As monologu përpara pasqyrës së dështimit. Atë mund ta zgjidhin vetëm studentët.
Presim studentët…

Artikulli paraprakPresidenti kundër Ramës: Problemi i studentëve zgjidhet me dialog, jo me provokime
Artikulli tjetërSkandal te Prokurimet/ Zhduket nga sistemi oferta për tenderin 3 miliardë lekë