Kryemadhi: Më 30 qershor jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe të përgjithshmet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e stome një takim me strukturat e LSI në Gjirokastër.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi i bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI që të palosin flamurin e partisë dhe të shpalosin flamurin kombëtare duke iu bashkuar protestës së studentëve. Sipas Kryemadhit, studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare me anë të protestave.
“Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja.
Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës. Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re paralajamërojnë Ramën: Nesër të gjithë në këmbë drejt Kryeministrisë
Artikulli tjetërProjektit 60 milionë euro për trafikantin e drogës/ Veliaj kapet në flagrancë duke gënjyer për devijimin e Lanës