Rama bën ministër njeriun që do të “vjedhë me lezet”

Rama ka bërë ministër edhe njeriun që u bë i famshëm për deklaratën publike se do të vjedhim me lezet. Eduart Shalsi do të jetë ministri i ri i Sipërmarrjes. Deri tani Shalsi ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të Komisionit të Bujqësisë, ndërsa Rama e ka pikëtur për ta bërë si njeriun që o të ndjekë nga pas biznesin. Shalsi më parë ka qenë nënkryetar i Bashksië gjatë kohës që Rama ishte në krye të saj.
Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.
Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur”.
Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.

Damian Gjiknuri – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit. Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti. Belinda Balluku do e zëvendësojë.
Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtua. Elva Margariti do e zëvendësojë, këshilltare në kryeministri dhe koordinatore.
Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër. Do e zëvendësojë Eduart Shalsi.
Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin si dhe Erion Braçe, zv/kryeministër”, tha Rama.
Ai tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.

Artikulli paraprakRevolta popullore, shkarkon qeverinë për të shpëtuar veten, fundi i Ramës është afër
Artikulli tjetërRama bën ministër edhe burrin e gruas së parë!