Burime nga Avokati i Tatimpaguesit pohuan se ata nuk kanë marrë ende ankesa nga biznesi për këtë çështje, por do e ndjekë pas shqetësimeve të ngritura në media nga bizneset.
Ata shtuan se, Avokati i Tatimpaguesit ka kërkuar që në paketën e re fiskale të vihet në ligj që është detyrim për shtetin të informojë bizneset për procedurat. Bëhet fjalë sidomos për bizneset e vogla, sepse ato të mëdha janë më të strukturuara dhe kanë ekonomistë e kontabilistë.
Më parë, thonë burimet nga Avokati, kur biznesi regjistrohej në tatime, ata informoheshin dhe se çfarë procedurash duhet të ndiqnin, ndërsa tani që regjistrohen në QKB nuk i informon njeri.
Si në ligjin e procedurave tatimore, ashtu dhe në kartën e tatimpaguesve, saktësohet që është detyrim i administratës që të informojë biznesin për procedurat që duhen ndjekur, që me hapjen e tij.