Studentët reagojnë pas largimit të Nikollës: Në 7 janar në timonin e protestës!

“Nuk na intereson në është bionde a është brune, ministrja e arsimit ka qenë kukull në duart e arsimit”, është ky reagimi i studentëve pas lajmit për shkarkimin Ministres së Arsimit. Të mbledhur para kryeministrisë, studentët u shprehën se shkarkimi i ministres i jep të drejtë kërkesave të tyre.
“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë, dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre”, shprehen studentët ndërsa thonë se do të jenë sot pasdite në protestën e diasporës.
“Sot do jemi në protestën e diasporës, dhe në 7 janar do jemi më të fortë se kurrë në protestë. Sepse me 9 kërkesa kryeministri u tall dhe ka plotësuar vetëm një, dhe se pa shtuar buxhetin po tallet se nuk i plotëson dot kërkesat”, u shpreh një nga studentët.
Në përfundim studentët kanë menduar edhe të suprizojnë kryeministrin me dy dhurata simbolike, një timon dhe një kushtetutë.
“Sot i dhurojmë një timon të prishur dhe një kushtetutë. Timoni në simbolikë të aksidenteve që ka pësuar Rama si kryeministër dhe kushtetuta për të treguar shkeljet që kryeministri i ka bërë të drejtës për arsim të çdo shqiptari. Pasi sot për të marrë arsim të lartë një familje duhet të paguajë 5 milionë lekë në vit, ndërsa kushtetuta e thotë qartë çdo shqiptar ka të drejtë të arsimohet”, tha një prej studentëve.

Artikulli paraprak“Eljo, ça bën, i thashë”?! Rama shkrin FRESSH-in dhe Forumin e Gruas: Gratë zihen me njëra tjetrën…
Artikulli tjetërQeveria ra, tani mbetet vetëm kryeministri!