Mediu: Rama rrëzon gjithë qeverinë vetëm për të mbajtur veten në pushtet!

Menjëherë pas riformatimit të qeverisë nga ana e Ramës ka reaguar kryetari republikan Fatmir Mediu
Ai në një shenim në faqen e tij ne Facebook shkruan se, “Ky makiazh i Edi Ramës do i kushtojë Shqipërisë shumë më tepër se sot”.
Postimi i plotë i Mediut
Të dashur miq
Absurdi vazhdon. Edi Rama rrëzon gjithë qeverinë për të mbajtur vehten në pushtet.
Pushteti është vetëm i tij. Partia Socialiste nuk egziston më vetem ‘Edi Rama’.
Kur themi PS nënkuptojmë Rama dhe kur themi Rama nenkuptojmë PS njesoj si Lenini.
Nëse ka rënë më shumë se gjysma e qeverisë ka rënë Kryeministri.
Ky makiazh i Edi Rames do i kushtoj Shqiperisë shumë më teper se sot.

mediu

Artikulli paraprak134 projektet në rrugë dhe KUN që do realizojë Bashkia Kamëz në vitin 2019
Artikulli tjetërBasha: Qeveria, kukull në duart e oligarkëve, ministrat para drejtësisë!