Kryetari i opozitës, Basha deklaron se vendimi I tij për shkarkimet masive në qeveri janë vendime të një degraduari pranë fundit. “Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët. Edi Rama i trajtoi ata si popull i padenjë të cilëve u vendos mbi kokë kë të dojë. Mund të kishte emëruar ministra edhe shoferin apo parukieren e tij.
Shqiptarët panë qartë sot se Rama nuk ka nevojë për ministra, ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin.
Ministrat e rinj janë një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa thellësisht të korruptuar. Roli i tyre i vetëm është të shërbejnë si fasadë për qeverisjen e Ramës direkt me oligarkët dhe me krimin.
Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
Ndryshimet në qeveri tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës. I degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë, ai po sillet sic sillen të degraduarit kur ju vjen fundi: bëjnë marrëzira. Cdo shqiptar e ka kuptuar të vërtetën e thjeshtë: Peshku është qelbur nga koka”, tha Basha
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpërkëmbur për 5 vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme, talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë.Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë.
Më lejoni ta theksoj fare qartë, ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazhdojë të qeverisë.
Në këtë kuptim ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar.
Kështu ai e ka më të lehtë që vendimet që i merr direkt me oligarkët dhe me kriminelët, t’i vulosin pikërisht, ky grup njerëzish pa asnjë profil apo përgjegjësi politike, anonimë, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytur në afera korruptive.
Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Sot pamë një grup njerëzish të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër përveçse të duatrokasin sjelljen e Edi Ramës me këtë parti si një plaçkë private. Ajo është kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës për të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij dhe njerëzve me të cilën ai grabit Shqipërinë, oligarkëve dhe kriminelëve.
Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri.
Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: Peshku është qelbur nga koka.