“Jam unë burri i shtëpisë”. Ka qenë kjo fjalia e fundit që ka thënë 34-vjeçari Gramoz Musta përpara se të vriste bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Gentiana Caushi dhe motrën e saj, 18-vjeçaren Merisa Caushi.
Të tjera detaje janë bërë me dije sot, një dite pas ngjarjes, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit.
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.
Këtu ka rrëmbyer thikën që ndodhej në tavolinë duke ju vërsulur gruas.
Në këtë moment ka ndërhyrë motra e saj. 34-vjeçari ka qëlluar më parë 18 vjeçaren Merisa Caushi, duke e goditur disa herë me thikë. Më pas ka qëlluar edhe gruan, duke e kthyer drekën e 2 janarit në një masakër të vërtetë. Mësohet se pas kësaj 34-vjeçari ka marrë fëmijët dhe poshtë pallatit ka ndeshur me një patrullë policie.
Fillimisht ai është shprehur se i kanë vrarë gruan, por pasi është shoqëruar në komisariatin e Mallakastrës ai ka pranuar kryerjen e krimit, por ka kërkuar të dijë mbi shëndetin e bashkëshortes, pasi nuk e besonte se ajo kishte ndërruar jetë.
Fëmijët e mitur të çiftit 7 dhe 3 vjeç kanë qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të një psikologeje, duke qenë se ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e kryerjes së krimit.
Gentiana dhe Merisa Caushi do të përcillen për në banesën e fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Drenovë.
Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.
Krimi i rëndë i dyfishtë ndidhi mbrëmjen e djeshme në Ballsh. Një 34-vjeçar, i sapo kthyer nga emigrimi, ka qëlluar për vdekje më thikë, në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në efektin e alkoolit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.