“L’Equipe”: Ky është ekipi ideal, më i miri në botë

Ashtu siç ndodh çdo vit, e përditshmja franceze “L’Equipe” ka përpiluar formacionin ideal të vitit 2018, që sapo u mbyll.
Reali i Madridit është ai që ka më shumë përfaqësues në këtë formacion, me 3 të tillë: mbrojtësit Varane e Marcelo, si dhe mesfushorin Luka Modriç, që është edhe fituesit i “Topit të Artë” për vitin 2018.
Ajo që të bie në sy është lënia jashtë e Antoine Griezmann, kampion bote me Francën, por edhe fitues i Europa League e Superkupës Europiane me Atletico Madrid. Ky i fundit ka si përfaqësues të vetëm në formacionin ideal të prestigjiozes “L’Equipe” portierin Jan Oblak.
Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, reparti i mbrojtjes plotësohet nga Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk të Liverpoolit. Në mesfushë, Modriçit i bashkohet francezi i Chelseat, N’golo Kante.
Ndërkohë, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Eden Hazard janë zgjedhur në formacionin ideal të “L’Equipe” si treshe e avancuar, në mbështetje të Cristiano Ronaldos së Juventusit, në rolin e sulmuesit të vetëm.

Artikulli paraprakStudimi, video-lojërat nuk i bëjnë fëmijët e dhunshëm
Artikulli tjetërNga 1 janari hyri në fuqi rritja e taksës së pronës. Bizneset do të paguajnë 2 deri në 4 herë më shumë