Banorët e Unazës së Re thirrje Ramës: Largohu nga Shqipëria, të drejtat tona do t’i mbrojmë me forcë

Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër projektit korruptim të qeverisë së Rilindjes. Ata i kanë bërë thirrje Ramës që të tërheqë projektin dhe të largohet nga Shqipëria, ndërsa me ironi kanë theksuar se valixhet i kanë dhuratë nga banorët e Astirit. “Edi Rama largohu nga Shqipëria, valixhet i ke dhuratë nga ne banorët e Unazës së re”.
Duke folur për mediat, banorët deklaruan se tashmë është vërtetuar se ky projekt është abuziv dhe duhet menjëherë të anulohet sa nuk është vonë. Gjithashtu ata shprehën vendosmëri se shtëpitë e ndërtuara me djersë do t’i mbrojnë me forcë dhe për këtë do të japin edhe jetët e tyre.
“Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoq këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.
Një tjetër banor u shpreh: “Kokën nuk do ta ulim, ne kërkojmë nga organet e shtetit shqiptar anulim projekti Projekti është korruptiv. Si ka mundësi ta zhvlerësosh kaq shumë pronën e qytetarit. Si mund të këtë shtet të së drejtës. Kurrë s’do ta ulim kokën pa dhënë frymën tonë. Të drejtën tonë do ta gjejmë me forcë”.

Ashtu si ditët e tjera, edhe sot deputeti i PD-së, Klevis Balliu ishte i pranishëm në zonën e Astirit, ndërsa nuk hezitoi t’i dërgonte edhe disa pyetje kryeprokurores Arta Markut. Në fjalën e tij, deputeti Balliu iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të PS-së që të ngrihen dhe së bashku me qytetarët të largojnë kryeministrin Rama nga qeveria.
“Ku është Arta Marku? Çfarë vendimesh ka marrë, a kanë nisur këto hetime. A është thirrur kryeministri, Erion Veliaj a është thirrur se mbi ç’bazë është kryer devijimi i lumit Lana. Ky Erion Veliaj që takoi banorë fallco të Astirit, pse nuk vjen këtu të takojë banorët origjinalë. Në vitin 2018 është absurde të përdeoren policë të veshur civilë, të cilët iu bëjnë presion banorëve. PD dhe LSI nuk do të tolerojnë presionet. I bëj thirrje deputetëve të PS, të çohen ata dhe të vijnë këtu sepse ky është një hajdut i kapur nga krimi i organizuar. Ta shporrim njëherë e mirë Edi Ramën, duhet të bashkohemi aty në shesh”, tha Balliu.

balliu2

Artikulli paraprakShifrat e mjerimit, 74% e shqiptarëve punojnë vetëm për t’u ushqyer dhe strehuar
Artikulli tjetërKjo është ministrja e re e Energjitikës: Pas kërcimtareve si braziliane, shfaqet ‘këngëtare’