Gazetari publikon dokumentat: Ditmir Bushati një histori abuzimesh me fondet, pse ka dështuar diplomacia shqiptare!

Gazetari Elio Laze, paralajmëroi një ditë më parë se do të publikonte dokumentet se përse  ka dështuar diplomacia shqiptare.
Ai shkruante: “Pse ka deshtuar diplomacia shqiptare ne keto vite qe e ka drejtuar Ditmir Bushati?
Sepse lobimin per Shqiperine e ka bere gjithe keto vite OJF e Ditmir Bushatit qe ia kishte lene gruas se vet. Fondet jane kanalizuar nepermjet MPJ direkt e tek European Movement Albania (EMA) qe e drejton Aida Gugu Bushati. Miliona euro te dhena nga shteti shqiptar per te lobuar qe i ka qarkulluar gruaja e Ditmir Bushatit dhe keshilltaret e tij ne MPJ qe jane pjese e European Movement Albania.
Dokumentet ekskluzive neser ”
Pas kësaj, Elio Laze ka publikuar dokumentet për të cilat ai paralajmëroi.
Shumëkush e mban mend se si Bushati arriti te promovonte si Zv.Ministre te Jashtme kusheriren e tij Odeta Barbullushi, madje duke surprizuar dhe vete Kryeministrin Rama i cili u gjend perpara faktit te kryer kur u zbuluan lidhjet e ngushta te Ministrit me zevendesen e tij. Kaq te ngushta sa edhe kur Odeta Barbullushit i erdhi radha për shkarkim, ne qeverine Rama 2, Bushati e katapultoi ate ne postin e Shefes se tij te Kabinetit.
Por skemat nepotike te familjes Bushati nuk ndalen me kaq. Do ishte ardhja e Ambasadores se BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin, qe do te nxirrte ne pah se për vite me radhe (deri ne vitin 2016) familja Bushati perfitonte, ne konflikt te paster interesi, nga projektet e financuara nga BE dhe Këshilli i Europës, per zbatimin e te cilave angazhohej si eksperte bashkeshortja e Ministrit Aida Bushati (Gugu).

Me pak fjale, bashkeshortja e nje Ministri te Jashtem hartonte raportet e BE-se për Shqiperine, raporte qe duhet te ishin normalisht objektive dhe jashte cdo lloj influence. Ndaj dhe Vlahutin udhezoi qe bashkeshortja e Ministrit mos te perfshihej me si eksperte ne projektet e delegacionit Europian.
Kur keto te dhena u evidentuan nga shtypi i kohes, Bushati nuk mori mundimin ti pergenjeshtronte, duke renduar dyshimet.
Por terheqja e veshit nga BE nuk e ndali Bushatin. Teksa u mbyllen dyert e perfitimit nga Europa, Ministri gjeti menyra te tjera për te financuar dhe për te mbajtur me pune bashkeshorten… permes shoqerise civile.
Ne Biografine e tij zyrtare Bushati permend dhe rolin e tij si themelues te shoqates “European Movement Albania”, e cila ka për aktivitet kryesor keshillimin dhe organizimin e aktiviteteve qe lidhen me procesin e Integrimit te Shqipërise ne BE. Sot e kesaj dite, ne Bordin e EMA eshte vete bashkeshortja e Ministrit, Aida Bushati (Gugu), nderkohe qe anëtarët e tjere e Bordit dhe stafit, si Florjan Xhafa, Borana Shala apo Evis Kopliku, jane nje rreth i ngushte njerzish te besuar apo farefis i ciftit Bushati, te cilet nder vite jane promovuar ne pozicione kyce ne Ministrine e Jashtme apo ne ministri te tjera, ose jane shperblyer duke perfituar nga fondet e MEPJ.
Studiues si Gledis Gjipali apo Florjan Xhafa (te dy pjese e EMA) jane perfshire ne marrdhenie financiare me inciativa te ndryshme Ministrisë se Jashtme apo te projekteve rajonale ne vitet e fundit, nderkohe qe studiues te tjere te kesaj organizate, si Borana Shala, kane sherbyer si Keshilltare ne Kabinetin e Bushatit. Gjipali eshte promovuar madje dhe si perfaqesues i Shoqerise Civile ne Keshillin Kombetar per Integrimin Europian te Kuvendit.

Ne qarqet e shoqerise civile ne Tirane eshte i njohur fakti se kur dikush merr pjese ne aktivitetet e EMA, i ben qoken Bushatit. Vitet e fundit, asnje politikan me peshe nuk e ka marre mundimin te shfaqet ne keto aktivitete, pervec vete Ditmir Bushatit, i cili ka shfrytezuar shpesh vizitat e homologeve te tij europiane për ti dhene mbeshtetje financiare organizates se drejtuar nga bashkeshortja e tij.
Konflikti i qarte i interesave eshte bere aq i thelle sa qe Ministria e Jashtme duket tashme prej kohesh se eshte i vetmi institucion shqiptar qe mbeshtet aktivitetet e kesaj organizate te drejtuar ne hije nga cifti Bushati.
Ne fotot e meposhtme:
CV e Ditmir Bushatit ku shihet qarte qe eshte themelues i EMA.
Foto ku tregohet qe Aida Gugu Bushati eshte drejtuese e EMA.
Fotot ku tregohen qe aktivitetet e BE per Shqiperine kane kaluar nepermjet EMA qe e drejton Aida Gugu.
Lista e disa prej keshilltareve te Ditmir Bushatit qe i ka patur ne kabinetin e Ministrit qe njekohsisht ishin edhe pjese e EMA.

1 2 1

3 1 1

4 1 1

6

Artikulli paraprakKjo është ministrja e re e Energjitikës: Pas kërcimtareve si braziliane, shfaqet ‘këngëtare’
Artikulli tjetërKarakteri prej mashtruesi ordiner i Lal Plehut, në 2015 premtoi kartën e studentit! Berisha publikon videon