Studentët tjetër deklaratë të rëndësishme për protestën e 7 janarit para Kryeministrisë

Studentët kanë paralajmëruar një protestë masive më datë 7 janar para Kryeministrisë, pasi kërkesat e tyre nuk janë përmbushur ende nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit.
Ndërsa rezistenca e studentëve vijon pa ndërprerë që prej ditës së parë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre u larguan jashtë Tirane për festat e fundvitit, një grup prej tyre vijon çdo ditë të shfaqë rezistencën para Kryeministrisë.
Duke u nisur nga zërat se protesta e 7 janarit nuk do të mbahet në një vend, studentët e “Grupit të Rezistencës” kanë bërë një deklaratë të cilën ua kanë nisur medieve, ku thuhet se protesta do të mbahet para Kryeministrisë, pasi Kryeministri është ai që duhet të japë zgjidhje.
Deklarata e studentëve që po vazhdojnë protestën
QËNDROJMË SË BASHKU!
Rezistenca Studentore VAZHDON…
Ditët e fundit janë shpërndarë njoftime se protesta e 7 Janarit do të mbahet në vende të ndryshme por jo tek Kryeministria, kjo me arsyen e mosarsyes se protesta mund të politizohet?!! A u politizua deri më sot protesta?
Protesta jonë vërtetoi se presioni i vazhdueshëm i studentëve të bashkuar përpara kryeministrisë vuri nën presion kryeministrin i cili edhe pa kërkesën tonë mori vendime politike duke ndryshuar qeverinë por jo të plotësonte kërkesat tona jetike, prandaj le të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku deri në fund për ta fituar këtë kauzë.
Për aq kohë sa i qëndrojmë një zëri plotësimit të 8 kërkesave tona i vetmi vend për ti adresuar dhe gjetur zgjidhje është pikërisht Kryeministria dhe Kryeministri e jo një Universiteti dhe Rektori…
Thirrjet për devijim të vazhdueshëm të vendit i bëjnë pikërisht ata që kauzën nuk e duan ta fitojnë studentët, çdo devijim i vendit të protestës i shërben vetëm atij grupimi që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës së studentit dhe që kjo kauzë të shkrihet shumë shpejt.
Le të bashkohemi të gjitha fakultetet së bashku, mëngjesin e 7 Janarit përpara Kryeministrisë.
#Bashkë #MeStudentët

Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar.
Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk janë pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:
Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Protestojmë më FUQISHËM se kurrë për të kërkuar:
1. Përgjysmimin e tarifave në TË GJITHA nivelet e studimit (sidomos në master).
2. Rritjen në 50% të peshës së VOTËS STUDENTORE.
3. Dyfishimin e BUXHETIT TË SHTETIT për universitetet publike.
4. Ndalimin e financimit publik të UNIVERSITETEVE PRIVATE.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.
STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

auto Screenshot 351546627879

studentet

Artikulli paraprakRevolta në faqen zyrtare të Ramës: O gjytrym, mos tall ‘Erionin’ me njerëzit se…
Artikulli tjetërTërmete të një pasnjëshme në Shqipëri, dëmtohen disa shtëpi në Jug