Qeveria shqiptare nuk duhet të lejoj krijimin e detyrimeve të reja te bizneset. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga shefja e misionit të FMN-së në konferencën e radhës në Shqipëri.
Anita Tuladhar theksoi se është e rëndësishme që të planifikohen investimet e duhura. Përfaqësuesja e Fondit Monetar kërkoi gjithashtu zgjerimin e bazës tatimore dhe rikthimin e tatimit mbi pronësinë.
“Performanca e dobët e taksave vendore thekson se sa urgjente është vendosja e Tatimit mbi Pronësinë bazuar në vlerësim për të siguruar një konsolidim të vazhdueshëm fiskal. Do të jenë me rëndësi përpjekjet për zgjerimin e bazës tatimore dhe forcimin e administratës tatimore. Po kështu, qeveria duhet të rrisë përpjekjet për parandaluar grumbullimin e detyrimeve të reja të prapambetura dhe për të përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e investimeve” tha Tuladhar.