Zbulohet mashtrimi i Ramës, sekretaritë e universiteteve: Studentët të paguajnë vlerën e plotë të tarifës!

Një student i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, nëpërmjet një letre shpërndarë për mediat, bën të ditur se, studentët e këtij fakulteti duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit deri me datën 28. 01. 2019.
“Njoftohen studentët e ciklit të parë të studimeve, Bachelor dhe Master Shkencor e Profesional të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit deri më datën 28. 01. 2019”, shkruhet në njoftimin që studenti pretendon se është dhënë nga fakulteti ku studion.
Më tej në njoftim shkruhet se, “Studentët e vitit 1, 2, 3 Bachelor do paguajnë vlerën e plotë të Tarifës së Shkollimit, sipas programit të studimit përkatës”.
Përmbajtja e këtij njoftimi bie hapur ndesh me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama i cili është shprehur tarifat për nivelin “Bachelor” janë përgjysmuar.

auto njoftimi i tarifave1546893251

Artikulli paraprakRamën e ka kapur paniku nga Lulzim Basha!
Artikulli tjetërÇfarë do të ndodhë me ministrin e Jashtëm? Meta rrëfen vizitën e Ramës në Presidencë