FRESSH-istët nën urdhërat e Ramës tentojnë të tradhëtojnë studentët për bojkotin

Kryeministri Rama po përdor të gjitha mejtet dhe metodat staliniste për të ndërprerë protestën e studentëve. Pas rrethimit të fakulteteve me forca të shumta policore dhe presionit policor për të ndalur studentët të dalin në protestë, Rama ka urdhëruar edhe drejtuesit e FRESSH dhe krerët e PS në rrethe që të ushtrojnë presion ndaj studentëve për të ndërprerë protestën.
Disa studentët të të vitit të parē mastër dega Histori (Mësuesi) kanë denoncuar me foto dhe kanë publikuar SMS-të e drejtuesve të FRESSH në Fakultetete, të cilët po përdorin të gjitha mënyrat drei tek presioni që studentët të ndërpresin protestën, pasi sipas tyre, “kërkesat janë plotësuar”.
“Jemi disa studentë të vitit të parē mastër dega Histori (Mësuesi). Po ju drejtohemi medias suaj për të denoncuar rastet ku freshistët kanë zaptuar protestën e po na ftojnë në mësim.
Një foto flet sa për një mijë fjalë prandaj po ju dërgojmë fotot.
Lind pyetja se çfarë e bashkon Sandrin me Xhoo Seferi një socialiste e thekur.
Po me Megi Katroshi kryetare e FRESSH Kavajë ish-punojse në Bashki Kavajë?!
Sot aktualisht Megi është antare e Këshillit Bashkiak Kavajë (PS).
Pse “lider”na ftuat në takimin me patagogē ku në fakt ishte kulmi i takimeve me Zotin Rama?
Fillove të na jepje moral e të falenderojmë për falsitetin.
Na urove Vitin e Ri me urimin: Protesta vazhdon!
Po nuk e di se çfar të gjeti e dje u dërzove?! Apo akoma nuk je dorëzuar?
Druajmë se jo.
Ti thjeshtë kishe frikë e bindje freshiste”, shkruajnë studtët e vitit të parē mastër dega Histori (Mësuesi).
Me gjithë presionin e freshistëve dhe terrorin policor studentët shprehen se, janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë protestën deri sat ë plotësohen 8 kërkesat e tyre nga qeveria.

1 7

2 6

3 4

4 3

5 1

6 1 7

 

7 1

8 1

 

2 7

9 1

9 2

 

9 6

9 7

9

 

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re, me pishtarë në duar nisen drejt Surrelit, “mësyjnë” shtëpinë e Ramës!
Artikulli tjetërBanorët e “Astirit” me pishtarë në duar tek shtëpia e Kryeministrit, Garda rrethon vilën e Ramës në Surrel