Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ndihet krenar që ka punuar për Soros. Që nga staritimi i Reformës në Drejtësi, opozita por edhe një pjesë e mirë e medias ka akuzuar Edi Ramën se së bashku me Xhorxh Soros kanë pasur si qëllim kapjen e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri.
Një nga bashkëautorët e kësaj reforme që ka punuar për fondacionin Soros, së fundimi arriti të kapë edhe postin e lartë të një prej institucioneve më nevralgjike të sistemit të ri të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, në një intervistë për Beti Njuman në Ora News, ka deklaruar se ndihet krenar që ka punuar për Soros.
Beti Njuma: Ju kanë cilësuar si një jurist që keni punuar për Sorosin edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?
Gent Ibrahimi: Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta nuk është aspak e vërtetë. Është thjeshtë një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë.
Ibrahimi përgjigjet edhe për Arta Markun
Beti Njuma: Duke qenë edhe në qendër të vëmendjes, si institucion i ri ka patur akuza se duke marrë në kontroll shumicën e KLP, Arta Marku ka realizuar dy goditje, një në favor të saj dhe një përllogari të PS…
Gent Ibrahimi: Nuk e di. Unë i njoh anëtarët e KLP prej pak kohësh. Të gjithë anëtarët janë njohje të reja. Ecuria e deritanishme ka qenë optimale, me këta njerëz jemi marrë vesh për gjithçka. Ka një debat konstruktiv, ka ide që janë profesionale dhe njerëzore, të cilat kanë kulmuar në këto vendime. Unë nuk e di nëse ndonjëri prej tyre ka simpati apo antipati për kandidat të mundshëm. Jemi njerëz dhe mund të kemi edhe qasje të tilla tek rastet konkrete, por përsa kohë që proceset për identifikimin e kandidatëve dhe për përzgjidhjen e tyre finale bëhen kritere objektive, simpatitë dhe antipatitë kanë aq vlerë sa mund të ketë fjala.