Izolimi nga bora/ Reagon deputetja e PD: Korça e lënë në mëshirën e dimrit të egër!

Deputetia e Partisë Demokratike, Valentina Duka me anë të një statusi në rrjetin e saj social ka reaguar ndaj gjendjes problematike të krijuar nga bora.
“Korça e lënë në mëshirën e dimrit të egër”, shkruan Duka.
Sipas deputetes Demokrate gjendja problematike e krijuar në qarkun e Korçës këto ditë dimri është një tregues i qartë i dështimit të bashkisë dhe qeverisë qendrore në përmbushjen e detyrimeve elementare ndaj qytetarëve”
Postimi i plotë:
Korca e lene ne meshiren e dimrit te eger!
Gjendja problematike e krijuar ne qarkun e Korçes keto dite dimri eshte nje tregues i qarte i deshtimit te bashkise dhe qeverise qendrore ne permbushjen e detyrimeve elementare ndaj qytetareve. Qyeteti i Korces, paraqitet pothuajse i bllokuar nga rreshjet e debores.
Bulevardet kryesore jane te papastruara nga bora dhe teper te veshtira per kalimin e automjeteve. Sidomos kalimi i automjeteve e qytetareve ne rrugicat e qytetit ose rruget dytesore te tij, eshte nje stermumdim i madh.
Neper shkollat e qytetit mesimi u zhvillua me orar te reduktuar dhe u vu re nje mungese e theksuar e nxenesve (3-5 nxenes neper klasa) pasi prinderit kane preferuar qe femijet te qendrojne ne shtepi per shkak te mungeses se ngrohjes ne shkolla.
Ne shumicen e fshatrave te Bashkise se Korçes nuk u zhvillua fare mesim per shkak te rrugeve te bllokuara dhe mungeses te ngrohjes neper klasa.
Problem i mprehte eshte dhe numri i madh i pacienteve me fraktura ne urgjencen e Spitalit Korce per shkak te ngricave dhe debores ne rruget e papastruara te qytetit. Ne u bejme thirrje qeveritareve vendore dhe qendrore qe te braktisin propaganden bajate neper media dhe t’i pervishen punes per t’ua lehtesuar vuajtjet qytetareve ne keto dite te veshtira.

Artikulli paraprakPresidenti Meta dekreton ministrat e rinj të Ramës, çfarë po ndodh me Gent Cakajn?!
Artikulli tjetërSMS-ja që student i dërgoi Ramës për ish-burrin e gruas së tij që merr 600 euro për provim, reagimi i kryeministrit harbut