Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, u shpreh se PD mbështet pa kushte SPAK në hetimin e cilitdo politikani.
Komentet Karabina i bëri në “Euronews Albania”, ku komentoi kërkesën e SPAK për “masë arresti” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo tha se ka ardhur koha që politika të mos ndikojë më te drejtësia dhe pandëshkueshmëria të marrë fund.
“PD e ka të qartë qëndrimin, mbështet pa kushte SPAK. Ka ardhur koha që politika të mos ndikojë më te drejtësia. Nëse ka një element që nuk ka funksionuar dhe ka lejuar që politikanët ta përdorin pushtetin e tyre është pandëshkueshmëria.
Me mbështetjen e BE dhe SHBA për Reformën në Drejtësi dhe SPAK, do të fillojë ndëshkueshmëria për këdo që ka shpërdoruar besimin e qytetarëve.
Gjatë kësaj periudhe që ka nis aksioni kemi pasur 2 kahe të kundërta, PD që mbështet këtë reformë dhe grupin e “Rithemelimit” pse jo edhe qeverinë që sulmon këtë reform”, tha Karabina.