A do guxojë Lindita Nikolla të njoh për kryetar grupi të PD, Zëvendës/Nongratën Bardhi?!

Nga Besart Logu

Grupimi i Rithemelimit, që nuk gëzon asnjë status juridik e politik konform rregullimeve të ligjit për partitë politike, me një dekret ekstra ligjor të tipit berishist, vendosi të bëjë pjesë të tij edhe grupimin e Gazmend Bardhit.

Një grusht deputetësh endacak që bredhin nga mbledhja në mbledhje të pashpresë e konfuz për shkak se janë në prag të mbylljes së karrierës tyre politike.

Asgjë e paparashikueshme nëse do të sjellim në vëmendje aktet qê konsuamuan gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 14 majit.

Duket si formë shpërblimi për kontributin në drejtimin e PD në mënyrë kaotike që solli rritjen dhe fuqizimin e lëvizjes personale të Sali Berishës.

Gjithsesi, në kënetën politike ku noton një spektër i gjerë i aktorëve politik, inkoherenca është kthyer në normë sjellje dhe amoraliteti në cilësi që përbën avantazh dhe të mundëson karrierë.

Nuk është çudi që ndonjëri prej tyre, që nuk u kënaq me post te Rithemelimi, të rikthehet sërish në PD e të lartësojë figurën e Lulzim Bashës.

E bënë një herë, e bëjnë edhe për së dyti. Thonë se me dy herë nuk bëhesh! Gjëja më shqetësuese në gjithë këtë histori nuk është kapërcimi i ylberit nga disa deputetë por mosveprimi me qëllim i kryeparlamentares sa i përket kreut të grupit parlamentar të PD.

Exit mobile version