Në Tiranë mbahet këtë të enjte samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian për Planin e Ri të Rritjes.
Dhe siç është zakoni, kryeministri Rama po pret të ftuarit në tapetin e kuq.
Por teksa ishte në tapetin e kuq, një gazetar italian e ka pyetur Ramën për një çështje më konkrete.
“A do paguash për Françesko Beketin”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën.
“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama, dukshëm i bezdisur nga fakti që po i prishej sfilata në tapet.
Kujtojmë se gjoba astronomike për Beketin, (110 milion euro), ka filluar të japë pasoja, për shkak se disa nga llogaritë e shtetit shqiptar në botë kanë nisur të bllokohen.
Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.
Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë; ‘Edhe 5 vjet jam unë këtu’.