A do pranohet propozimi i SHBA për zgjatjen e manatit të prokurorëve të SPAK?

Nga Ylli Pata

Gjatë hartimit të korpusit ligjor të reformës në drejtësi, pati një diskutim të përgjithshëm të politikës shqiptare, që të mos ketë superfuqi të prokurorisë së posaçme.

Tipit të asaj që i jepet gjyqtarëve të Kushtetueses apo Gjykatës së Lartë, që kanë mandate të mëdha.

Kjo u vu re që në diskutimet e para, e madje pati diskutime nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në atë kohë për të krijuar të ashtuquajturin ekuilibër.

E bënte kjo një politikë shqiptare që për 30 vjet krijoj një kryeprokuror përbindësh që kishte në duart e tij të gjithë hapjen e çështjeve penale të mëdha ndaj krerëve të politikës, por që ishte totalisht i varur nga politika.

Duket me një mjeshtëri, por dhe dinakëri negociate, konsulentët amerikanë të OPDAT-it, apo europianë të Euroaliusit, propozuan që kreu i prokurorisë speciale kundër krimit dhe korrupsionit të qëndronte 3 vjet në detyrë. Ndërkohë i gjithë korpusi i SPAK të ketë një mandat 9 vjeçar.

Logjika filozofike e kësaj zgjidhjeje ishte shumë demokratike dhe që qëndron në thelb të reformës në drejtësi. Ku nuk ka më kryeprokuror, por prokuror me fuqi të plotë për dosjen e tij që çon në gjykatë. Kreu i trupës është më shumë një fuqi organizative, logjistike, por dhe mbështetës i trupës së prokurorëve.

Nga ana tjetër, mandati i përkohshëm, sipas të gjitha gjasave nuk është bërë për ta lënë SPAK, përkatësisht prokurorët vetëm 9 vjet në detyrë, pasi është shumë pak puna e një institucioni që t’i hyjë me qilizëm të paprekshmëve të një sistemi thuajse të blinduar abuzimi 30 vjeçar.

Sipas të gjitha gjasave, kjo ka ndodhur për 2 arsye; e para, amerikanët dhe europianët e kanë marrë parasysh rrezikun se kjo trupë mund të dështonte. Ka ndodhur edhe në vende më demokratike se ne si Rumania, ku Parlamenti rrëzoi homologun e SPAK, apo edhe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, këtu ka një mekanizëm që s’e ka asnjë vend, që është ONM, pra trupa ndërkombëtare e monitorimit që është institucion kushtetues. E që është një garanci për të qenë pran gjyqësorit të ri shqiptar.

Nisur nga kjo, ka qenë krejt e pritshme që do të kërkohej shtimi i mandatit nëse si i thonë fjalës “do të dilte djalë”. Që kështu ndodhi, jo thjesht me mandatin e Dumanit që i vuri vulën pandëshkueshmërisë, pore dhe me atë të Krajës që nisi punën sidomos në peshqit e mëdhenj të mafies dhe narkotrafikut shqiptar.

Jo më kot edhe Kraja, ashtu si Dumani që ka marrë një çmim në SHBA, ka marrë një të tillë nga Europa.

Tani, ky është fakt. SHBA kërkon të zgjatet edhe për 9 vjet mandati i trupës aktuale të SPAK-ut, të cilin e bëri publike zyrtari i lartë i SHBA, Alexandër Kasanof. I cili pas qëndrimit publik, takoi Edi Ramën, ku sipas gjasave i ka bërë kërkesën zyrtare për këtë propozim.

Deri tani nuk kemi një qëndrim politik. Mazhoranca nuk ka dhënë një deklaratë, as opozita. Kemi vetëm disa sponda, por dukshme me spin të mbështetësve mediatikë të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Të cilët e refuzojnë fort këtë propozim. Por a do ta bëjë mazhoranca? Deri tani, PS nuk e ka votuar në Kuvend kërkesën e vetë SPAK në kohën e Arben Krajës që të rinovohet mandati. Të paktën me qëndrim politik.

Por nëse mazhoranca del dhe e kundërshton hapur këtë propozim amerikan, edhe pse mund të lyhet e lahet me argumente, rrëzon një investim thuajse 13 vjeçar, e që është realisht shtylla që e ka mbajtur në pushtet shumicën e Edi Ramës.

Gjasat janë që PS në fund do ta pranojë, e madje ka edhe të dhëna brenda strukturave të mazhorancës që kjo çështje do të shtrohet në Komisionin Xhafa, i cili madje ftoi zyrtarisht SPAK të sjellë propozimet e veta. Por tani që këtë propozim e bëri SHBA, i takon komisionit që ta elaborojë.

Megjithatë mazhoranca aktuale nuk i ka votat për ta miratuar, i duhen deputetë nga opozita. Nëse PS e shtyn me taktikë për në Parlamentin e ardhshëm, i jep kundërshtarëve një armë me precizion të lartë për ta riforcuar akuzën se do ta shënjestrojë SPAK.

Mazhoranca është pjesa politike më e dëmtuar nga hetimet e SPAK dhe megjithatë ka qenë e prerë në logjikën që këtë ka dashur kur e ka ideuar e miratuar reformën në drejtësi.

Ndalimi tani, vetëm i heq pikë, e nuk ka gjasa që Rama t’i thotë jo. E këtu, duket se do të jetë lëvizja e radhës, ku ai do të verë në provë opozitën e re, që publikisht është pro SPAK, nëse do të japë OK për ndryshimet Kushtetuese për kërkesën amerikanet.

Pikërisht kjo pritet të jetë dhe lëvizja më e fortë para zgjedhjeve të 2025, ku sipas gjasave do të vendosë shumë.

Por, ka shumë mundësi që të lihet për ditët e fundit para shpërndarjes së parlamentit aktual, përkatësisht nga marsi…

Exit mobile version