A do qëndrosh përjetë në krye të BDI? Ali Ahmeti rrëfen kur do të heqë dorë nga politika

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se pavarsisht sepse qëndron prej vitesh në krye të BDI-së dhe ka udhëhequr forcën politike që ai përfaqëson drejt fitoreve politike, figura e tij nuk është e çimentuar në krye të kësaj force politike.

I ftuar në “Top Story”, Ahmeti tha se deri tani ka respektuar vullnetin e qytetarëve.

Ahmeti: Unë nuk jam në krye të BDI-së në mënyrë të përjetshme. Por edhe dhunshëm nuk kam ardhur në BDI, kam ardhur me votë të lirë dhe mandatin e deputetit e kam fituar me votë të drejtëpërsëdrejtë të qytetarëve. Këtu nuk ka asnjë dyshim që unë kam respektuar vullnetin e qytetarëve.

Rakipllari: A ka garë brenda partisë tuaj? Sepse ju në parim mund të qëndroni pafundsisht në krye të partisë tuaj. Ju keni pasur rezultat në zgjedhje, keni qenë pjesë e qeverisë. Por gjithsesi në hapësirat shqiptare ekziston ky problemi që palët kërkojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në krye të partisë.

Ahmeti: Jo unë dhunshëm nuk qëndroj kryetar i BDI-së. Statuti i partisë tonë ka ndryshuar në kongresin e fundit. Zgjedhjet që jamë bërë para 1 viti u bën një anëtar një votë deri te kryetari i degës. Zgjidhen me vota të fshehta me kuti. 4 kuti janë në qendrat e votimit.

Në zgjedhjet që do të bëhen sërish për kryetar partie do të ketë një anëtarë një votë.

Duma: Një anëtar një votë edhe në zgjedhjet për kryetar partie? Mirë kjo është hapje për partinë tuaj.

Rakipllari: Por kandidat përballë jush nuk ka?

Ahmeti: Tani gara është e hapur, unë nuk kam ç’bëj.

Exit mobile version