I pyetur nga gazetari Denis Minga sesi do të vepronte nëse SPAK-un nëse në të ardhmen vë nën hetim Lulzim Bashën, nënkryetari i PD, Roland Bejko u përgjigj duke thënë se mbështeste Prokurorinë e Posaçme.Ai theksoi se kushdo që ka pretendime për shkelje të Bashës lidhur edhe me akuzat ndaj tij, ta çojë në SPAK.
“Absolutisht po! Kushdo që ka pretendime ndaj tij, ta çojë në SPAK. Nuk e kam si Berisha që thotë do zbatoj vendimin e parlamentit dhe nesër ndërton strategjinë si do e digjte parlamentin”- tha Bejko.
Ndërsa sa i takon rezultateve të sondazhit të kryer nga Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja ku Altin Dumani dilte njeriu më me ndikim gjatë këtij viti, Bejko tha se kryeprokyrori i SPAK do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri duke i hetuar edhe të tjerët pas Berishës.
“Në Shqipëri duke qenë se ka munguar ky lloj raporti për t’i dhënë rolin e duhur, Dumani merr peshë sepse ka krhyer shpresën tek shqiptarët për drejtësi, ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve. Por do i japë fund tranzicionit në Shqipëri sepse pas Berishës do vazhdojë edhe me të tjerë. Dumani po e bën këtë të thotë shikoni se Shqipëria nuk është vetëm dhe e pashpresë”- u shpreh nënkryetari i PD.