A do ta shkarkojë Barcelona, reagon trajneri

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien këmbëngul se nuk është duke iu rrezikuar puna në Camp Nou, pas thashethemeve se do të shkarkohet në fund të sezonit për shkak të rezultateve të dobët.

Barcelona u ndal me barazim 2:2 nga Atletico Madridi të martën mbrëma në Camp Nou, i cili ishte i treti në katër ndeshjet e fundit dhe i dyti radhazi, transmeton Gazeta Express.

Lëshimi i njëpasnjëshëm i pikëve i ka dhënë përparësi të madhe rivalit Real Madrid në garë për titull, i cili ka një pikë më shumë në krye të La Ligës plus një lojë më shumë në dispozicion.

Por përkundër kësaj, Setien nuk ndien se po i kërcënohet e ardhmja në Camp Nou.

“Nuk ndihem i kërcënuar aspak”, tha Setien pas ndeshjes më Atleticon.

“Por ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. U përpoqëm t’i bënim disa gjëra ndryshe. Menduam se do të përfitonim”, shtoi ai.

”Atletico u mbrojt shumë mirë. Nuk është e lehtë ndaj tyre. Unë jam i lumtur me punën e lojtarëve të mi”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakFMN “rrëzon” qeverinë Rama, reagimi i fortë
Artikulli tjetërBasha: Turizmi, si ¼ e ekonomisë është prioritet për qeveriën e re të PD. Mjaft me terrorin e inspektimeve