Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një vizitë në Korçë gjatë ditës së fundit.
Pas një takimi me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, Zingraf ka folur dhe për gazetarët e pranishëm.
I pyetur nga gazetarët nga gazetarët në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë, ambasadori Zingraf është shprehur se ‘kjo është një pyetje 1 milionë dollarëshe’.
Pyetje: Integrimi, a do të hapen negociatat këtë vit, për Shqipërinë?
Peter Zingraf: Është një pyetje 1 milion dollarëshe. Ne donim që të punojmë me partnerët dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë. Ne e kemi të nevojshme, ne duam ti respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret.
Pyetje: Dje u mbushën 5 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, a ka ardhur koha për rezultate në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë?
Zingraf: Kjo është gjithmonë një çështje. Ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ecë përpara. Reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet dhe praktika mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës.
Pyetje: Opozita në shtator do të kërkojë në parlament një reformë të re territoriale e zgjedhore. A duhet mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku për këto reforma?
Zingraf: Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa. Unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit.