Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj informacioneve lidhur me ofrimin e dorëheqjes së tij. Hoti thotë se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen e tij janë të pa vërteta.
Qëndrimin e tij e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook. Kryeministri Hoti tha se e me veprimet e tij ka dëshmuar gatishmëri dhe përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura siç janë vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshjes së 4 shtatorit në ëashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike, si dhe masat për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Reagimi
Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19.
Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion.