A do të ketë aleancë me faktorët opozitarë? Basha: PD e ka bashkimin prioritet absolut, por nuk ka…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku është pyetur lidhur me marrëdhënien e PD me ndërkombëtarët.

Basha u shpreh se PD e ka prioritet absolut bashkimin e opozitës, por sipas tij nuk mund të ketë bashkim mekanik.

Sipas tij bashkimi duhet të ndodhë në përputhje të interesave politikë të PD-së, zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca me aleatët ndërkombëtarë.

A jeni dakord dhe a do të merrni iniciativë për bashkimin e plotë të PD?

 

 

Basha: E para, bashkimi në politikë në cfarëdo formati nuk është mekanik. Bashkimet mekanike dështojnë. Bashkimet në politikë janë interesash politike. Interesat tona janë zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca me ndërkombëtarët.

Flasim për bashkimin dhe përdorim fjalimin e linçimit dhe ofendimit. Kjo është alibi për të fshehur krizën e thellë ku e futën veten. Megjithatë PD e ka bashkimin e opozitës prioritet absolut, por nuk ka bashkim mekanik.

Exit mobile version