A do të thirret Rama për t’u pyetur për “McGonigal”? Dumani: Nuk ka rëndësi emri, por provat. Për Metën…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka deklaruar se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha.

Teksa SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse në pyetje do të merret edhe kryeministri Rmaa, i përmendur në dosje.

Pyetjes nga gazetari i News24 Senad Nikshiqi, Dumani iu përgjigj se nuk kanë rëndësi emrat, por provat.

Rama a do thirret për t’u pyetur për çështjen “McGonigal”?

Dumani: Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.

Meta në çfarë faze është hetimi?

Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.

Exit mobile version