A do t’i bashkohet Basha-Berishës?/ Analisti: Politika nuk duhet lidhur me vula e logo! Rithemelimi karantinë me figura të dyshimta

Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës.

Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

Në lidhje me këtë ngjarje, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte analisti dhe pedagogu, Namir Lapardhaja.

Fillimisht Lapardhaja tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë aludimet e Berishës se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, por edhe nëse Berisha do vazhdojë t’i mëshojë kësaj akuze atëherë mund të pyesim se çfarë pazari bëri ish-kryeministri me kryeministrin për të marrë një vendim gjyqësor në favor.

Bie e gjithë retorika e Sali Berishës dhe njerëzve të tij për gjykata të kapura nga Edi Rama dhe nga pushteti, për gjykata që veprojnë nën presion politik dhe veprojnë me porosi politike. Nëse do ta besojmë retorikën e Sali Berishës për kapjen e gjykatave atëherë pyetja që shtrojmë është cili është pazari që Berisha ka bërë me Edi Ramën që gjykata u detyrua t’i jepte vulën Sali Berishën”,-tha Lapardhaja.

Analisti shtoi se vendimi i drejtësisë ditën e djeshme habiti shumë njerëz, por theksoi se pavarësisht vulës apo logos, Rithemelimi ngelet një ngrehinë me figura të dyshimta dhe sugjeroi se grupimi i Bashës duhet të vazhdojë të punojë për t’u dhënë shqiptarëve programin elektoral që shpalosi pak ditë më parë.

Një vendim i cili nuk pritej, ka kapur në befasi shumë demokratë dhe shumë njerëz që realisht kishin një pritshmëri tjetër por politika nuk mund të jetë e lidhur asnjë herë qoftë pas vulave qoftë pas logove. Ajo PD që ka ngelur, ajo karantinë që ka ngelur është e lidhur ngushtësisht me fatin e Sali Berishës se është një krijë e tij dhe çdo projekt brenda asaj ngrehine sigurisht do të kishte peshën e madhe të hijes së Sali Berishës dhe të mëkateve të tij politike përgjatë 30 viteve”-u shpreh Lapardhaja.

Mendoj që një projekt i ri politik, me figura të reja politike, me njerëz që nuk kanë pesha, ngarkesa qoftë nga e kaluara e regjimit komunist, qoftë probleme me drejtësinë. Gjysma e njerëzve të Sali Berishës janë njerëz të cilëve po u hetohet pasuria e tyre nga SPAK, kanë probleme me drejtësinë , kështu që ata janë të destinuar të ndjekin fatin qoftë politik, qoftë penal të Sali Berishës. Gjykoj që kjo pjesa tjetër ta tejkalojë sa më shpejt këtë situatë, të shohë mundësitë për të krijuar një pol tjetër, për të krijuar një vizion tjetër, me programin shumë të mirë duhet thënë i cili u përshëndet edhe nga disa prej ekonomistëve më të mirë të vendit dhe të vijojë të ecë përpara”,-shtoi ai.

Ndër të tjera, pedagogu theksoi se nuk është një ide e mirë që grupimi i Bashës t’i bashkohet atij të Berishës.

“Gjithësekush e ka rrugën e hapur dhe është i lirë për të marrë të gjitha vendimet e duhura që ai mendon që janë më të mira. Në gjykimin tim nuk është rruga e duhur bashkimi me Sali Berishën dhe grupimin e tij”-nënvizoi ai.

Exit mobile version