Angus Deaton
Fituesi i Çmimit Nobel në Ekonomi, Angus Deaton argumenton se parimi i ndihmës ndërkombëtare të zhvillimit mund të jetë një parim Robin Hudi që ka pasoja anësore përtej ndihmës ndaj të varfërve dhe pakësimit të fitimit të të pasurve. Ndihma ndërkombëtare e zhvillimit është e bazuar te parimi i Robin Hood: të marrësh nga të pasurit dhe t’ia japësh të varfërve. Agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit, organizatat shumëkombëshe dhe OJQ-të aktualisht transferojnë më shumë se 135 miliardë dollarë në vit nga vendet e pasura te të varfrat me këtë ide në mendje. Një term më formal për parimin e Robin Hood është “prioritarizimi kozmopolitan”, një rregull etik që thotë se ne duhet të mendojmë për këdo në botë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se ku jeton dhe ta përqendrojmë ndihmën aty ku ndihmon më tepër. Ata që kanë ma pak kanë prioritet ndaj atyre që kanë më shumë. Kjo filozofi udhëzon direkt ose indirekt ndihmën për zhvillimin ekonomik, ndihmën për shëndetin dhe ndihmën për emergjencat humanitare.
Në këtë mënyrë, prioritarizimi kozmopolitan ka kuptim. Njerëzit në vendet e varfra kanë nevoja që janë më urgjente dhe nivelet e çmimeve janë më të ulëta në vendet e varfra, ku një dollar apo euro është gati dyfishi ose trefishi i parave vendase. Shpenzimi në shtëpi nuk është vetëm më i shtrenjtë, por gjithashtu i shkon atyre që janë në gjendje të mirë (të paktën relativisht, duke gjykuar nga standardet globale) dhe që bëjnë më pak dobi. Jam menduar dhe u përpoqa të mas varfërinë globale për shumë vite dhe kjo guidë gjithnjë më është dukur e drejtë. Por së fundmi e gjeta veten gjithnjë e më të pasigurt rreth saj. Faktet dhe etika paraqesin probleme.
Përpjekje të jashtëzakonshme janë bërë në pakësimin e varfërisë globale, më tepër përmes zhvillimit dhe globalizimit sesa përmes ndihmës nga jashtë. Numri i të varfërve ka rënë në 40 vitet e fundit nga dy miliardë në vetëm nën një miliard – një arritje e madhe duke marrë parasysh popullatën globale dhe ngadalësimin afatgjatë të zhvillimit ekonomik global, veçanërisht që nga viti 2008. Ndërsa është mbresëlënëse dhe shumë e mirëpritur, pakësimi i varfërisë nuk ka ardhur pa kosto. Globalizimi ka shpëtuar shumë persona në vendet e varfra dhe ka dëmtuar disa njerëz në vendet e pasura, teksa fabrikat dhe vendet e punës kanë migruar aty ku krahu është më i lirë. Ky dukej si një çmim i pranueshëm etik që duhej paguar, sepse ata që po humbisnin ishin tashmë shumë më të pasur sesa ata që po përfitonin.
Një kauzë afatgjatë jopozitive është fakti që ne që i bëjmë këto gjykime nuk jemi në pozicionin e duhur ëpr të vlerësuar kostot. Si shumë persona në akademi dhe në indrustrinë e zhvillimit, unë jam mes përfituesve më të mëdhenj të globalizimit – ata që mund të shesin shëbrimet në tregje që janë më të mëdha dhe më të pasura nga sa prindërit tanë kanë mundur ta ëndërrojnë.
Globalizimi është më pak i shkëlqyer për ata që jo vetëm nuk ia vjelin përfitimet, por vuajnë edhe prej ndikimit të tij. Prej kohësh e kemi ditur se amerikanët më pak të arsimuar dhe më të ardhura më të ulëta, për shembull, kanë marrë pak përfitim ekonomik për katër dekada dhe se fundi i tregut të punës amerikan mund të jetë një mjedis brutal. Por sa keqazi po e vuajnë amerikanët globalizimin? A janë ata më mirë se aziatikët që punojnë tani në fabrikat që dikur ishin në qytetet e tyre?
Shumë padyshim që janë. Por disa miliona amerikanë – të bardhë, me ngjyrë dhe hispanikë – tani ijetojnë në familje me një të ardhur për frymë më pak se 2 dollarë dita, në thelb i njëjti standard që Banka Botërore përdor për të përcaktuar nivelin e varfërisë në Indi apo Afrikë. Gjetja e vendit në Shtetet e Bashkuara të asaj të ardhure është më e vështirë sesa varfëria 2 dollarë dita krahasuar me vende si India apo Afrika.
Përtej kësaj, e shumëvlerësuara mundësi e barabartë e Amerikës është nën kërcënim. Qytetet që kanë humbur fabrikat e tyre prej globalizimit kanë humbur gjithashtu bazën e tyre të taksimit dhe e kanë më të vështirë të ruajnë cilësinë e shkollave – rruga e vetme për brezin e ardhshëm. Shkollat elitë rekrutojnë të pasurit për të paguar shpenzimet dhe strehojnë minoritetet për të përmirësuar shekujt e diskriminimit; por kjo pa dyshim nxit pakënaqësi te klasa e bardhë punëtore, fëmijët e të cilëve nuk gjejnë vend në këtë botë të re të guximshme.
Puna ime me Anne Case zbulon më shumë sinjale të ankthit. Ne kemi dokumentuar një valë të shuar të “vdekjeve të dëshpërimit” mes të bardhëve jo-hispanikë – nga vetëvrasja, abuzimi me alkoolin dhe overdozat aksidentale nga drogat e ligjshme dhe të paligjshme. Norma e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ishte më e lartë në 2015 sesa në 2014 dhe jetëgjatësia ka rënë.
Ne mund të argumentojmë rreth matjes së standardeve të materialeve të jetesës, nëse inflacioni është i fryrë dhe rritja e standardeve të jetesës e pakësuar ose nëse shkollat janë vërtet aq keq kudo. Por vdekjet janë të vështira për t’u shpjeguar gjithsesi. Ndoshta nuk është aq e qartë se cilat janë nevojat më të mëdha në anën tjetër të botës.
Shtetësia është një grup të drejtash dhe përgjegjësish që ne nuk i kemi të përbashkëta me vendet e tjera. Megjithatë pjesa “kozmopolitane” e udhëzimit etnik i shpërfill detyrimet speciale që kemi ndaj bashkështetasve të tjerë.
Ne mund t’i mendojmë këto lloj të drejtash dhe detyrimesh si një lloj kontrate të përbashkët garancie: ne refuzojmë të tolerojmë lloje të caktuara të pabarazisë të bashkështetasve tanë dhe secili prej nesh ka përgjegjësinë të ndihmojë dhe të drejtën të presë ndihmë – përballë kërcënimeve kolektive. Këto përgjegjësi nuk vlerësojnë apo zhvlerësojnë përgjegjësitë tona ndaj atyre që vuajnë gjetkë në botë, por nënkuptojnë se nëse ne gjykojmë vetëm nga nevoja materiale, rrezikojmë të lëmë jashtë konsideratës faktorë të rëndësishëm.
Kur shtetasit besojnë se elita interesohet më shumë rreth atyre që janë përtej oqeanit sesa për ata që janë në shinat e trenit, garancia është thyer, ne ndahemi në fraksione dhe ata që lihen pas zemërohen dhe i jepen zhgënjimit ndaj politikave që nuk i shërbejnë më atyre. Ne mund të mos biem dakord me mjetet që ata kërkojnë, por shpërfillja e nevojave të tyre na vë në rrezik neve dhe ata vetë.