Nga Redin HAFIZI
Qeverrisja e Edi Rames permes projektit “Rilindja” ka qene nje katastrofe e vertete. Figurat me te forta jane dy mashtrues klasike qe njihen publikisht si Veliaj dhe Ahmetaj ne krah te kryemashtruesit Edi Rama. Megjithate kryeministri nuk e shmang dot katastrofen, ose me ndergjegje po e con PS drejt shkaterrimit ne zgjedhjet e ardhshme. Rama njihet per psikiken problematike dhe me pare kete e kane vuajtur familjaret, por si arriti te detyroje gjithe Shqiptaret qe te vuajne problemet e tij dhe tashme ne renie do e vuajne vetem socialistet qe nuk pranuan dhe vazhdojne te mos pranojne organizaten kriminale “Rilindja”.
Fushata e Ed Rames synon te binde vetem mbeshtetesit historik te PS, pasi nuk bind te mosbindurit “gri” dhe nuk guxon te hyje ne terrenin e opozites.
Mbeshtetesit historike te PS jane zhgenjyer me akrobacite qe Rama ka bere per te joshur individe qe behen baza materiale e ideologjise se tij te “unit”. Jane keta mbeshtetes qe perbejne bazen e votuesve te se majtes tradicionale ne Shqiperi dhe qe per hir te se vertetes eshte disi ne ekstrem. Nderkohe lideri i PS ka anashkaluar ideologjine familjare te se majtes Shqiptare duke e percare ate dhe ne kete menyre po humbet votat e sigurta.
Jane keto vota qe e kane mbajtur PS ne tregun politik edhe ne ditet me te veshtira si ato te fillim viteve ‘90 kur socialistet moren me ndergjegje persiper te vazhdonin pa ndryshuar asgje ne kartelen e krimeve te komunizmit. Nderkohe Rama vertet mbron me fjale keto krime dhe femijeve te krimineleve te komunizmit u ka siguruar biznese me riskun zero, por masa e votuesve jane ata qe votojne pasi truri u ka kaluar ne procesin e lavazhit permes ideologjise se vjeter. Jane keta votues qe deri para kater vjetesh vazhdonin me teorine se edhe bar mund te hanin por partine nuk e leshojne.
Keta votues nuk e kuptuan se termi joshes “Rilindja” ishte nje projekt per te shnderruar PS nga nje organizate politike bazuar ne ideologjine e familjes se majte dhe ndihmes sociale, ne nje organizate sunduese kriminale ku ideologjia e familjes mafioze dhunon ne radhe te pare mendjet e mbeshtetesve te PS duke patur kontakt direkt dhe me ardhjen ne pushtet Edi Rama ndertoi nje sistem dhunues per te gjithe qytetaret. Pasi instaloi ideologjine e “unit” ne parti, ai kete e shnderroi ne praktike qeverrisese.
Nje shembull i tille ka turperuar gjithe individet e besimit socialist qe sot ndjehen te perdorur nga diktatori. Megjithate per te zvogeluar kete zhgenjim Rama kreu nje levizje qesharake qe edhe vete nuk e beson qe mund te funksionoje, por eshte i detyruar te degjoje keshilltaret e lidhur ngushte me kreun e Bashkise se Tiranes. Prurjet e reja ne listen e kandidateve per deputete si Najada Como dhe inxhinjerja Bozdo vertet gezojne simpatine e tifozeve te PS, por nuk kane forcen te shnderrohen ne vota per PS nga besniket e kesaj partie qe jane lodhur me arrogancen e Rames.
Nderkohe qe pas vitit 2000 eshte hedhur gjithnje ideja se zgjedhjet ne Shqiperi i fiton nje force politike qe mund te beje per vete te mosbindurit, apo elektoratin gri. Ne kete fushe Rama eshte komplet injorant dhe kjo duket ne shtyllat e fushates qe ka zgjedhur si rindertimi dhe vaksinimi. Te mundohesh te fitosh voten e elektoratit gri me fushate dhe sllogane komuniste eshte injorance politike. Ky lloj elektorati nuk voton per te vetmen arsye se mendojne gjate dhe thelle.
Kur shohin Ramen me Najaden dhe Luljeten, ku Besnik Bare hap rrugen per te rinjte dhe Vasilika ndjehet e tradhetuar nuk duan t’ia dine fare, por vazhdojne te shohin kllounin qe kerkon te mbaje skenen edhe pse koha i ka mbaruar. Pra keto levizje idiote qe Rama i quan si levizjet e nje lojtari shahu nuk ndryshojne asgje ne mosbesuesit e elektoratit gri, por edhe Rama kete elektorat e ka lene ne duart e parase qe ka shperndare neper partite e vogla te krijuara serish nga keshilltaret e Rames shume prane kreut te Bashkise se Tiranes.
Megjithate duket se elektorati gri mbetet stoik ne mendimin e thelle dhe ka ardhur koha qe te beje zgjidhjen e duhur. Do te jete ky elektorat qe do te nxjerre bllof jo vetem kllounin ne krye te qeverrise, por edhe celulat e kllounates se zgjedhjeve te ardhshme. Nderkohe eshte e sigurte qe Rama nuk guxon te futet ne fushen e opozites edhe pse kane dale shume ish krere dhe perfaqesues te PD ne parti te ndara dhe te bashkuara, por boshti eshte vetem nje dhe mundohen te fitojne vota me tezen kunder njeshit. Kjo teze do t’i bente te bashkoheshin patjeter me opoziten qe po lufton njeshin ne qeverrisje.
Eshte PD qe po kerkon nje kontroll dhe balance te pushtetit, nderkohe qe partite e sapokrijuara kerkojne kontroll dhe balance ne parti, nderkohe qe votuesi nuk deshiron te dije se cfare behet brenda PD apo PS, por po votohet per te ardhmen e familjeve Shqiptare. Jane qytetaret qe po vuajne dhe po largohen nga Shqiperia. Jane qytetaret qe po vuajne jo se nuk kane akses ne partite politike, por se familjet e tyre jane anashkaluar dhe harruar ne mjerim. Jane qytetaret qe nuk duan te dine se kush jane kryetaret e partive, por qe patjeter do te mblidhen te rrezojne nje maskara mashtrues si Edi Rama qe pa problem dhunon Shqiptaret.