“A është arratisur Meta me Kryemadhin?”, avokati i tij Gjokutaj: Nuk e di ku është, nuk shkoj mbrapa Ilirit!

Prej dy ditësh, në media është duke u aluduar se Ilir Meta bashkë me të shoqen janë arratisur nga Shqipëria.

Për këtë, një ditë më parë u pyet edhe Sali Berisha.

Ai shtoi misterin, duke thënë se nuk e di ku ndodhet Meta, pasi nuk ka folur me të që prej së shtunës.

Të njëjtën gjë thotë edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj.

“Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.

Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj, ndërsa ishte i ftuar në një emision.

Exit mobile version