A është e shëndetshme të ngrihen produktet e qumështit?

Edhe produktet e qumështit mund të ngrihen, dhe kryesisht të mos e ndryshojnë teksturën dhe shijen. Zbuloni se cilat janë truket për ngrirje të duhur të produkteve të qumështit.

Në këtë mënyrë do ta zgjasni afatin e qumështit, djathit dhe produkteve të tjera, por disa prej tyre nuk ka kuptim të ngrihen, sepse pas shkrirjes nuk do ta kenë të njëjtën shije.

Qumështi
Ai reagon mjaft mirë ndaj ngrirjes. Atë mund ta “paketoni” në shishe plastike dhe ta vendosni në ngrirës. E shkrini në frigorifer (më së miri nëse lihet të qëndrojë gjatë natës).

Nëse e keni ngrirë qumështin e papërpunuar të pavluar, më së miri është ta vendosni (tashmë të shkrirë) në një tigan në shporet (në temperaturë mesatare) dhe të lihet të vlojë. (Bëni kujdes, qumështi është “mashtrues”, – ai mund të vlojë shpejt).

Mos e pini qumështin derisa të shkrihet plotësisht – yndyrat dhe pjesa e lëngshme nuk shkrihen në të njëjtën kohë, kështu që po të shkrihej qumështi do të mbetej vetëm një përzierje e bardhë e holluar me ujë. Vetëm lëreni të shkrihet ngadalë dhe përzieni para se ta përdorni. Ai do ta ketë të njëjtën shije sikurse kur e keni blerë.

Djathërat
Edhe djathërat mund t’i ngrini lehtë, vetëm bëni kujdes me shkrirjen. Në qoftë se përdorni djathë të fortë dhe dëshironi ta përdorni në ushqimin ku ai duhet të shkrihet, vetëm vendoseni të ngrirë – në salca dhe supa. Atë mund ta imtësoni edhe të ngrirë mbi pica apo ndonjë ushqim tjetër dhe vetëm e lini në furrë për disa minuta.

Nuk do të duhej ta shkrini në frigorifer, sidomos djathërat e forta, sepse më pas fillojnë të shpërbëhen. Më së miri është nëse e shkrini në temperaturë dhome, pastaj e vendosni në frigorifer për një orë ose dy para se ta përdorni. Ai do të jetë pothuajse i njëjtë si kur e keni blerë.

Djathërat e tjerë mund t’i shkrini në frigorifer – si djathi i dhisë, krem djathi … Ato mund t’i konsumoni pa ndonjë përgatitje të veçantë kur të shkrihen. Djathi i shtëpisë reagon në mënyrë të ngjashme me qumështin.

Duhet ta keni parasysh që ai ndonjëherë shtrihet kur ngrihet, prandaj bëni kujdes në çfarë do ta vendosni kur ta vendosni në frigorifer – opsioni më i mirë janë enët plastike. Lëreni atë të shkrihet në frigorifer.

Gjalpi
Nuk ka asgjë më të thjeshtë. Vetëm vendoseni në ngrirës, dhe më pas nxirreni të shkrihet në frigorifer apo vetëm përdoreni një pjesë (sikurse në gjendje të shkrirë), dhe pjesën tjetër kthejeni në frigorifer. (Nëse gjalpi është në ulje çmimi, blijeni në sasi më të madhe dhe ngrijeni).

Ajka
Për këtë produkt të qumështit nuk rekomandohet ngrirja. Kur e shkrini në frigorifer mund ta hani pa ndonjë rrezik, por ajo do të jetë e shpërbërë dhe krejtësisht ndryshe. Më së miri është që ngrirjen e ajkës ta anashkaloni dhe atë ta përdorni të freskët.

Artikulli paraprakEdhe Soros pranon dështimin me reformën në drejtësi, 63% e shqiptarëve: Jo e drejtë kështu si po bëhet
Artikulli tjetërMaskat terror në mes të ditës, grabiten një sasi e madhe parash në një banesë