Lulzim Basha deklaroi se ka informacione se në projektin e Unazës së Re po favorizohen disa subjekte biznesi të cilat i përkasin një personi të inkriminuar që ka qenë deputet i mazhorancës mandatin e kaluar.
Sipas Bashës, emri do të bëhet publik më vonë, kur të verifikohet gjithçka.
‘Qytetarët kanë të drejtën për të bërë gjithçka për të mbrojtur pronën e tyre. kur shteti nuk e mbron dot ligjin, atëherë qytetarëve ju lind e drejta që të bëjnë gjithçka. Sa i përket projektit kemi të dhëna se janë bërë favorizime dhe po mbrohen disa biznese të një personi të inkriminuar, i cikli ka qenë edhe në parlament si pjesë e mazhorancës’, deklaroi Basha në emisionin “Real Story”.
Lulzim Basha deklaroi nga studio e ‘Real Story’ se Presidenti Meta para se të dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm duhet të shohë nëse është pjesë e agjenturave të huaja apo e krimit të organizuar.
Basha tha se ka pak rëndësi emri i ministrit të brendshëm, pasi ai aty do të jetë nën urdhrat e Ramës për të mbuluar krimin.
‘Presidenti duhet te shohë, nëse ministri është agjent i shërbimeve te huaja apo i lidhur me krimin e organizuar
Politikisht nuk ka rëndësi së kush do të vijë Ministër i Brendshëm. I gjithë debati ekspozon mungesën e institucioneve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues. Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi. Përsa kohë ministri duhet të dekretohet nga presidenti, nuk ka dyshim që presidenti ka kompetenca kushtetuese substancive për të verifikuar psh se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar. Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi. Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferen e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun’, deklaroi Basha.