Edhe pse dihet që larja e duarve është preventivë e shëndetit të mirë, hulumtimet kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t’i lajnë duart në mënyrë të drejtë. Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë vështruar larjen e duarve në një tualet public. Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë vështrim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.
Kjo do të thotë që i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe nyjat për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë lartë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.
Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.
Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.
Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.
Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti.