“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë?”- Basha ironizon paktin mes PS dhe Rithemelimit: Çmimi që kanë paguar shqiptarët është i paimagjinueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend, pas pesë muajsh anormalitet, duke u shprehur se sot teksa dëgjon fillimin e kësaj seance, harron atë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve.

“A ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë” ­– tha Basha me ironi.

Ai shtoi se çmimi që kanë paguar shqiptarët gjatë kësaj periudhe është i paimagjinueshëm.

Lulzim Basha:

Teksa dëgjon fillimin e kësaj seance harron 6 muaj, a ishin këta more, apo ishin të tjerë? Por gjithësesi për shqiptarë rëndësi ka një parlament funksional, pyetja është cfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit sic me te drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë e vendit, 7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptareve, por se si do të shpërndahen këto para, ne nuk patëm shansin ta diskutojmë.

Ligji për komisionet hetimore që ndryshoi duke vendosur një precendent të papranueshëm në 34 vite pluralizem duke zeruar efektivitetin për Komisonet Hetimore.

Dëmi ma i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi do të jetë në zgjedhje. Kodi zgjedhor është krimi më i madh

Exit mobile version