‘A jeni të shitur?’ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Rithemelimit: Po çoni ujë në mullirin e Ramës

Enkelejd Alibeaj i përgjigjet akuzave të grupit të Rithemelimit se janë të shitur të mazhoranca.

Alibeaj tha se është Rithemelimi që po çon ujë në mullirin e Edi Ramës duke bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Të shitur jemi ne që e kemi thënë se ja cila është oferta jonë që PS nuk e do, apo ata të cilët bëjnë të pamundur zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, cojnë ujë në mullirin e Ramës. Rama nuk e do, e thotë vetë që nuk e do, por edhe ky pengim për të mos u bërë, fituesi i vetëm është Rama”, tha Alibeaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj u ndal edhe tek propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se mazhoranca dhe pjesa tjetër e opozitës nuk i duan listat e hapura.

“E kuptoj që ka që skepticizëm nga një pjesë e opozitës, kjo nuk është çështje bashkëdrejtimi, ato teza lista e hapura, Shqipëria një zonë, vota e diasporës, a pranohen apo jo edhe nga përfaqësues e opozitës. Listat e hapura janë një test për këdo, PS edhe për opozitën. Listat e hapura krijojnë një lloj rreziku për secilin nga deputetët, nëse do vijojnë të jenë apo jo. Zgjedhja mes interesit të ruajtjes së karrierës politike individuale.’– tha Alibeaj.

Exit mobile version