A kishte të drejtë Lulzim Basha?

Nga Mirela Karabina

Në retrospektivë, shumë nga paralajmërimet e Lulzim Bashës në dhjetor 2021 – se e vetmja rrugë për ringritjen e PD dhe për të qenë fituese ndaj pushtetit të korruptuar të Edi Ramës ishte ndarja nga e shkuara dhe orientimi nga partnerët perëndimorë – sot duken profetike por rezultojnë të kenë qenë të vërteta.
Në Kuvendin e 18 dhjetorit të 2021-it Lulzim Basha prezantoi platformën “Zgjedhim të ardhmen” dhe orientoi demokratët në: distancim nga e shkuara dhe nga Sali Berisha për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA; riformatim të PD-së si një forcë moderne perëndimore; mbështetje nga SHBA dhe BE për të garantuar standarde zgjedhore dhe demokraci funksionale; papajtueshmëri dhe luftë ndaj korrupsionit dhe mbështetje ndaj SPAK.
Kjo rrugë u minua dhe nuk u ndoq nga një pjesë e strukturave të cilat u rreshtuan me Z. Berisha.
Sot rezultati është: PD humbëse e thellë në zgjedhgjet e 11 majit dhe vetëm me 50 ushatarë fitues dhe 500 mijë demoratë të demoralizuar që nuk fituan; kryetari i PD-së “non grata” në SHBA, Britaninë e Madhe dhe marrë i pandehur; Rama fitues në mandatin e katërt dhe me një opozitë të shantazhueshme.
Disa zëra brenda PD-së sot flasin për qëndrimin e SHBA-ve dhe raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, por ndërkohë përmes pazarit PS-PD për Kodin Zgjedhor legjitimoi këtë sistem të përçudnuar duke i dhuruar Ramës 10 mandate në tavolinë, mbyllën listat dhe shkatërruan votën e diasporës.
Përmes lojës së dyfishtë me retorikë pro-perëndimore, PD sot bashkëpunon hapur me regjimin autokratik, siç e quan dhe ajo, të Edi Ramës: miratuan Amnistinë penale duke liruar 117 të dënuar dhe në proces gjygjësor; më 11 qershor 2024 Rama i dha vulën PD-së në shkelje ligjore dhe në këmbim, një muaj më pas, së bashku miratuan këtë Kod Zgjedhor.
Këto pazare konfuzuan votuesit demokratë në zgjedhjet e majit, të cilët sot ndihen të tradhëtuar, 200 mijë të të cilëve refuzuan votën.
Për rikujtesë, në zgjedhjet e 2021-it, PD me Lulzim Bashën ishte afër fitores, me 30 mijë vota u nda me PS dhe 80 mijë vota të pavlefshme.
A ishte Lulzim Basha vizionar?
Shumë demokratë pranojnë sot se Z. Basha kishte të drejtë në strategji dhe nuk u kuptua në kohë pasi e vërteta politike shpesh del më vonë.
Më 11 maj humbi Shqipëria, humbi Partia Demokratike por fitoi Edi Rama dhe Sali Berisha.
Edi Rama ka një mandat të katërt me 86 mandate, falë përçarjes dhe dështimeve të opozitës dhe pazareve me të, ndërsa Sali Berisha ka një “ushtri pa betejë” që shërben për mbijetesën e tij personale dhe jo për ndryshimin që kërkon Shqipëria.
A ka rrugëdalje?
Po, por jo me këtë kastë politike dhe jo me këtë model.
Një opozitë e re, me njerëz të pakorruptuar, të aftë, të lidhur me qytetarët dhe të hapur ndaj partnerëve ndërkombëtarë, me përfshirje të të rinjve me ide dhe integritet dhe shkëputje nga e kaluara me vepra.
Ky ishte dhe vizioni i së Ardhmes që Lulzim Basha shpalosi katër vite më parë.
Dhe nëse do të ndiqej, sot Partia Demokratike do të ishte fituese dhe në shërbim të zhvillimit euroatlantik të Shqipërisë.
Shqipëria meriton më shumë       
Artikulli paraprakNjë qelizë e re mbetjesh, një incenerator fantazmë dhe një komunitet që jeton mes plehrave
Artikulli tjetërRubio takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut! Sekretari amerikan thekson marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe NATO-n