Nga Elona CASLLI
Kështu fillon çdo mesazh që troket në “messenger” dhe bën atë tingullin tipik që është i njëjtë për të gjithë. Nuk mund ta zgjedhësh atë tingull. Askush nuk të ka pyetur kur e ka krijuar në të pëlqen ose jo. Ka qenë një zgjedhje arbitrare ashtu si qe ardhja jote në këtë botë. Askush nuk të pyeti në doje të vije ose jo. Thjesht u gjende në këtë planet, u rrite dhe ditë pas dite përpiqesh t’ia gjesh kuptimin gjithë kësaj historie.
A kam frikë?!
Po, kam frikë. Kam frikë nga frika juaj. Kam frikë nga kjo pyetje që bëhet aq shpesh sa duket si diçka krejt normale ose e thënë ndryshe si përkujdesje. Njësoj sikur ta pyesësh dikë: A ke uri?! A ke etje?!
Ndërkohë që ne ushqehemi me frikën e njëri-tjetrit, qyteti ku jetojmë, zhbëhet çdo ditë e më shumë dhe ne marrim frymë gjithmonë e më pak.
Duhet të ushqehemi me forcën e njëri-tjetrit dhe jo me frikën e njëri-tjetrit
Post Scriptum- Liri nuk do të thotë të qëndrosh majë një peme. Liria nuk është as fluturimi i një mize të madhe. Liria nuk është as një hapësirë boshe. Liria është pjesëmarrje.
Giorgio Gaber
Elona Caslli