Bardh SPAHIA
Po vodhe në emër të këtij kryeministri, asgjë s’të gjen, edhe pse përgjime zyrtare mund të dalin në media të huaja me tirazh e ndikim të jashtëzakonshëm! Po u ngrite të protestosh kundër tij, tund prangat e prokuroria është aty, për të arrestuar këdo që i prish qetësinë kryeministrit ilegjitim!
E bëri edhe me qytetarët që protestuan dje në Librazhd në rrugën ku kryeministri kaloi. Çfarë kishte më shumë Enver Hoxha? A nuk burgoste e internonte këdo që guxonte të vepronte a fliste kundër tij një fjalë ndaj tij?
A nuk i kishte njëlloj në shërbim prokurori e gjykata për të mbjellur frikë, që të sundonte i patrazuar? A nuk janë paralizuar prej 6 vitesh të njëjtat institucione, pavarësisht skandaleve që dalin përherë e më flagrante?
Normal që BE nuk e qas një kryeministër të tillë (nuk mbahet mend takimi i fundit me ndonjë homolog të tij), që po rikthen Shqipërinë që e gjeti anëtare të NATO-s e që lëviz pa viza, në një regjim kriminal e diktatorial, ku taksat e pasuritë e vendit vidhen, qytetarët varfërohen e burgosen nëse kundërshtojnë, intelektualët largohen e BE nuk të vendos as në axhendë! Largimi i këtij kryeministri është tashmë emergjencë kombëtare!
#AsnjëHapPas#RamaIk#MisionKombëtar