Rama po gënjen ambasadoren Kim për Tomë Doshin? Foto që zbulon mashtrimin

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim zbulon bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Tom Doshit. Ambasadorja thekson se kryeministri Rama i ka thënë se e ka përjashtuar Tom Doshin nga Partia Socialiste dhe se ai nuk do të ketë asnjë rol në qeveri.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai do të formohet”, shkruan ambasadorja Kim.

Rama mund të gjejë një alibi për të fshehur lidhjet me deputetin Tom Doshi, por e ka të vështirë të gënjejë ambasadoren Kim. Arsyeja është e thjeshtë. Rama mund të thotë se e ka përjashtuar nga Partia, por është po ai që utrdhëron që deputeti të marrë miliarda lekë tendera publikë dhe leje ndërtimi.

Ndërkohë në foton e mësipërme shikohet Rama sëbashku me Tom Doshin në fushatën për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2019 me kandidatin socialist Valdrin Pjetri. Kjo është fotoja që e nxjerr zbuluar rolin e Doshit në PS. Nëse vërtet Rama e ka përjashtuar atëhere përse e nxirrte në krye të fushatës së PS?

Artikulli paraprakKush është mjeku kirurg i QSUT që ju gjetën në banesë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë
Artikulli tjetërMeta shpërthen kundër Nanos: Ordiner, kur kollitej Doktori largohej nga Tirana, rrinte në kazino…