A po përgatitet lirimi i Kelmend Balilit? Ja çfarë kërkoi sot në Gjykatë

Kelmend Balili i njohur si “Eskobari i Kelmend” ka kërkuar gjykim të shkurtuar ndaj tij. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga avokati i Balilit, Theodhori Sollaku.
Në këtë seancë, Balilit do t’i komunikohen akuzat. Deri më sot, Balili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që i janë ngritur. Por seanca për këtë kërkesë është shtyrë pasi kërkohet që ai të jetë vetë prezent.
Deri më sot, Balili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që i janë ngritur.
Seanca ishte parashikuar për në orën 12:30, por nisi më 13:30 sepse u garantua transporti i tij nga burgu. Mësohet se avokati i Balilit, Theodhori Sollaku, ka paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Policia e Shtetit ka regjistruar në datën 3 prill 2016 procedimin penal me nr.44 për trafikim lëndësh narkotike për grupin e njohur si ‘Balili’ me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit.
Paralelisht me procedimin për trafik narkotikësh, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, ka investiguar dhe përcjellë në vazhdimësi të dhëna mbi pasuritë e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktivitet kriminal.
Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rregjistruar procedimin pasuror nr.5, të vitit 2017, për hetim pasuror për gjithë lidhjet familjare të grupit “Balili”.

Mbi bazën e këtij materiali policor, bazuar në ligjin nr.10192, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafkimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masa parandaluese kundër pasurisë”, (i njohur si ligji “Antimafia”), Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosjen nën sekuestro të aseteve.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar më 27 nëntor 2017, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë:
– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;
– 28,690 m2 truall;
– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.
Balili u vetëdorëzua para pak ditësh nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.
Si prova, Prokuroria ka një varg përgjimesh, për të cilat vet Balili nga arratia ka kundërshtuar të ishte numri i tij i telefonit.

rama balili

Exit mobile version