A po rikthehet Lulzim Basha te Sali Berisha? A po e njeh Basha, Gazment Bardhin si kreun e grupit të PD? Marrëveshja për amnistinë penale, si ranë palët dakord?
Këto dhe zhvillime të tjera aktuale politike janë duke u diskutuar në emisionin Repolitix në Report Tv me Denis Mingën.
Gjergj Hani ish-kandidati për kreun e PD tha se nëse Basha tenton të shkojë drejt Berishës do të ishte vdekje politike për të.
“Do ishte një zgjedhje e tij nëse ka zgjedhur të vdesë politikisht. Do ishte vdekje e tij politike. Por kjo heshtje hap fushë të gjerë interpretimi. Basha lë ujërat të rrjedhin pa u përballur me problematikat reale”, tha Hani.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi tha se ka “Zero shanse”, që Basha të rikthehet te Berisha.