Abramovich i pakënaqur me Conten

Natyrisht që është ende herët për të thënë se stoli i Antonio Conte-s te Chelsea po lëkundet që tani, por sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze, padroni i bluve të Londrës, Roman Abramovich nuk është aspak i kënaqur me të dhe ish-trajneri i Italisë është nën presion. Sipas asaj që përcjell “Daily Star”, manjati rus ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe vetë Conte nga përballja e drejtpërdrejtë me Liverpool të premten e kaluar, aq sa ka vendosur të mbledhë në një takim krerët e Chelsea menjëherë pas disfatës së pësuar në “Stamford Bridge”.
Një takim që ka përfunduar rreth orës 1 të natës, ku Abramovich ka vënë në diskutim, punën e bërë nga trajneri Antoni Conte, edhe pse nuk mund të flitet që tani për mundësinë e ndryshimeve drastike në drejtimin e skuadrës. Zëvendësimet e Conte-s që erdhën pesë minuta para fundit të ndeshjes, me skuadrën që ishte në disavantazh të dyfishtë që në minutën e 36 të pjesës së parë dhe mosaktivizimi i Batshuayi për të cilin u paguan pothuajse 40 milionë euro, nuk i kanë pëlqyer aspak Abramovich që pret më tepër nga Conte. Italianit i duhet të ndryshojë kurs edhe pse rusi njihet si një nga presidentët që kanë më pak durim në kampionatin anglez.
Pas 2 sezonesh te Barcelona, Claudio Bravo këtë verë ndryshoi sërish skuadër duke u transferuar te Manchester City. Me kërkesë të trajnerit të tyre Pep Guardiola, Citiziens shpenzuan rreth 20 milionë euro për të blerë kartonin e portierit 33-vjeçar nga Barcelona. Në 3 ndeshjet e tij të para me fanellën e City-t mes kampionatit dhe Champions-it, Bravo ka pësuar vetëm një gol, pikërisht atë që i realizoi Zlatan Ibrahimoviç në derbin e Manchester-it.
Gardiani kilian është i lumtur për kalimin e tij në ishull, ndërkohë që në një intervistë Bravo zbuloi edhe arsyet se përse u largua nga Barcelona. “Nuk ika nga Barça sepse aty ishte Ter Stegen. Isha shumë i sinqertë me drejtuesit e klubit katalanas. Unë nuk dëshiroja të ulesha në stol në asnjë ndeshje. Ata e kuptuan diçka të tillë dhe më lejuan të largohem”, theksoi 33-vjeçari. Më pas Bravo foli edhe për aventurën e tij gjatë këtyre 2 viteve me skuadrën blaugrana. “Te Barça gjithmonë u mundova të bëja më të mirën time. Gjithmonë kam patur mbështetjen e të gjithëve aty”, deklaroi në përfundim Claudio Bravo.

Exit mobile version