Abrashi: Si u ndjeva kundër Pogba

Amir Abrashi ishteë lojtari i vetëm i Frieburgut pjesëmarrës në Euro 2016, për këtë arsye mediat lokale në Gjermani gjetën rastin për të zhvilluar një intervistë me 26-vjeçarin shqiptar, i cili iu desh t’u përgjigjej pyetjeve rreth eksperiencës së Shqipërisë në turneun francez.
“U akomoduam në një fshat të vogël në Bretanjë dhe për motive sigurie ishim shumë të izoluar, tregon fillimit Abrashi. Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel, në fushën e stërvitjes, ndërsa ndeshjet i shikonim në televizion. Fillimisht patëm një ndjesi të çuditshme, por me kalimin e kohës filluam t’i njihnim edhe forcat speciale që ishin angazhuar për sigurinë tonë. Prindërit e mi më treguan se kur u futën në stadium kontrollet nuk ishin kaq të rrepta”.
Por sa të vështirë e kishte Abrashi për të mbuluar emra të mëdhenj si Paul Pogba apo Antoinë Griezmann? Ishte diçka shumë interesante, vijon më tej 26-vjeçari. Sidomos kur mendon për shuma që janë paguar për blerjen e lojtarëve të këtij niveli. Pyet veten dhe mendon. Vërtet janë kaq të mëdha diferencat mes nesh. Kur luajtëm kundër Francës, e kuptova që Griezmann ishte në fushë vetëm kur shënoi.
Më pas, Abrashi zbuloi se kishte marrë fanellën e Dimitri Payet, ndërsa Griezmann kishte refuzuar, pasi ia kishte kërkuar familja e tij. Të tjera momente pikante nga Europiani mesfushori kuqezi kujton pajisjen e të gjithë lojtarëve pjesëmarrës në Francë 2016 me pasaportë diplomatike, për faktin se me paraqitjet e tyre kishin bërë krenar një komb të tërë.

Artikulli paraprakDe Rossi mendon lamtumirën nga Roma
Artikulli tjetërAsani lë Maqedoninë për Shqipërinë