Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron.
Raporton se për Sulin është regjistruar procedim penal me dyshimin se ka abuzuar me tenderat në pastrimin e qytetit.
Edhe ndaj Goros për të njëjtat dyshime.
Kujtojmë që Suli u paraqit të mërkurën për të dytën herë në SPAK për të dhënë sqarime lidhur me hetimet që po kryhen për fondet e tërmetit të vitit 2019 dhe një tender për pastrimin e qytetit.
Ndërsa Jorgo Goro u paraqit në SPAK pas kallëzimit të bërë nga stafi i Fredi Belerit për shkelje.
Kujtojmë se Goro mbetet në detyrë pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit për shkak se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor dhe nuk i është dhënë leje për të bërë betimin.