Abuzimet me fondet e SASPAC, Apeli i GJKKO-së merret vendimin për Ilir Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë! Ish-ministri e financieri i tij lihen pas hekurave

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për ish-ministrin, Ilir Beqaj dhe 6 të akuzuarit e tjerë për abuzim me fondet e SASPAC.

 

Të akuzuarit kishin ankimuar vendimin e GJKKO-së, por Apeli nuk ndryshoi masat e sigurisë ndaj tyre, duke lënë pas hekurave ish-ministrin Beqaj dhe financierin e tij, Ermal Kurtulaj.

Arrest në burg:

Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

Ermal Kurtulaj –  Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ –

Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

Bledar Leka

Bjona Zijaj – konsulente financiare

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.
  2. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G. H.
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M. J., në këtë mënyrë:
  • Caktimin ndaj personit nën hetim M. J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;
  • Urdhërohet personi nën hetim M. J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;
  • Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Exit mobile version